Ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se partia e tij po dëshmon se i shërben interesave të qytetarëve të shtetit.
Sipas Krasniqit, Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetuese përpjekjen e Kurtit për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e KPK-së.
“Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebok, përcjell arbresh.info.
Tutje, ai tha se si në këtë rast, PDK-ja do ta kundërshtojë secilën nismë qeveritare që synon, sipas tij, t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të pushtetit.
Postimi i tij i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.
Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.
Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti.
Lexo edhe:
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...