Pas vendimit të KQZ-së, Vjosa Osmani thërret konferencë për media

17:41 | 23 Janar 2021
A. B.

Pas vendimit të djeshëm të KQZ-së, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media.

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim, shkruan portali arbresh.info

Kujtojmë se, KQZ mori vendim për të mos i verifikuar tri parti politike për shkak që të ato nuk I zëvendësuan kandidatët që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, nuk morën mbrëmë dritën jeshile për të kandiduar në zgjedhjet 14 shkurtit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme