Pas vendimit të djeshëm të Haradinajt, vjen përgjigjja nga Mali i Zi

16:43 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit malazez për shënjimin e kufirit, Milan Paunovic, në një prononcim për TVCG, ka thënë se shpreson që situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi, do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve.

Duke komentuar shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit që ka arritur marrëveshjen zyrtari malazez ka thënë se Podgorica nuk është njoftuar zyrtarisht asgjë. Por, ky zyrtar nuk ka dhënë sinjale se vendi i tij do të lëviz, duke kërkuar nga pala kosovare ratifikimin e marrëveshjes.

“ Paralajmërimet e mediave se Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar formimin e komisionit të ri nuk duhet të komentohet, sepse Mali i Zi nuk është njoftuar zyrtarisht” ka thënë Paunovic.

Ai ka theksuar se është i bindur që në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, pasi bëhet fjalë për çështje të brendshme të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme