Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza, shkruan arbresh.info.
Të dënuarit, shtetas të Kosovës, të cilët janë dënuar të enjten në Maqedoni kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për të vuajtur dënimin në Kosovë.
Sipas Ehat Miftaraj njohës i këtyre çështjeve, kërkesat e tyre duhet të miratohen nga ana e Ministrisë së Punëve te Brendshme të Kosovës dhe të Maqedonisë.
“Në rast se të njëjtit marrin vendime përfundimtare, kanë të drejtën të paraqesin kërkesë për të vuajtur dënimin në Kosovë, por që këto kërkesa duhet të miratohen nga ana e Ministrive të dy vendeve si e Kosovës ashtu edhe e Maqedonisë, si është parapare edhe në marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Maqedonisë”, tha Miftaraj për arbresh.info.
I pyetur se nëse gjykimi i të dyshuarve nga Kosova a është dashur të bëhet në Kosovë, Miftara tha se në këtë rast gjykata maqedonas kanë pasur kompetencat për të trajtuar këtë lëndë.
“Ligji penal si në Maqedoni, në Kosovë po edhe ne vende tjera përcakton se në parim gjykimin të mbahet në shtetin ku dyshohet së është kryer vepra penale. Andaj në rastin konkret në këtë pikë, gjykatat maqedone edhe kanë pasur kompetencën për të trajtuar këtë lëndë”, tha Miftaraj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...