Google ADS

Pas vendimeve të fundit të qeverisë, Hotit i shkojnë në zyrë partneret e koalicionit

07:55 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë ka zhvilluar takim me partneret e koalicionit.

Në takim ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton Arbresh.info.

Siç mëson arbresh.info, takimi është zhvilluar në zyrën e kryeministrit Hoti.

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së, Fatmir Limaj kryetari i NISMA-s, dhe Isa Mustafa kryetari i LDK-së, ishin në këtë takim.

Nder të tjera në takim është diskutuar edhe për vendimet e fundit të shefit të qeverisë për shkarkimet nga bordet drejtuese dhe drejtorin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme