Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë në rast se institucionet e vendit nuk reflektojnë ndaj vendimeve që gjykatat po marrin ndaj deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi që sipas tij në Kosovë vazhdon të ketë drejtësi selektive dhe se kjo siç thotë Molliqaj po bëhet vetëm ndaj Vetëvendosjes, shkruan arbresh.info.
“Besoj se do të reflektojnë , nëse nuk do të reflektojnë këta atëherë do të përballen me reagim qytetar për shkak se ne duhet të jetojmë në një shtet ku drejtësia nuk është selektive. Në Kosovë nuk po arrestohet askush për krim, askush për korrupsion përkundrazi kemi raporte ndërkombëtare që po tregojnë rritjen e këtyre dy fenomeneve , në ndërkohë që po arrestohen aktivistë të një subjekti politik dhe deputetë të saj”, ka thënë Molliqaj.
Sa i përket vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore e cila ka lëshuar urdhërarrest për Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiun për shkak që këta nuk janë paraqitur në seancë, Molliqaj ka pohuar se kjo gjë ka të bëjë me përndjekje politike që po i bëhet Vetëvendosjes.
Vendimin e sotëm po ashtu për bastisje të shtëpive të deputetëve e ka quajtur të padrejtë dhe të papranueshëm.
“Besoj se është selektive , besoj se është e padrejtë, besoj se ka të bëjë me një përndjekje politike që po i bëhet Vetëvendosjes. Ju e dini që në aktivitetet që janë bërë nga opozita e bashkuar ka pas edhe të partive të tjera dhe fletëarrestet po lëshohen vetëm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për të njëjtin gjyqtarë që ka disa raste ndaj Vetëvendosjes. Së fundi pati edhe një vendim për aktivistët tonë që i dënoi më 21 vjet e gjysmë burg pa asnjë provë , po ju them prapë dhe ky vendim sot për bastisjen e shtëpive të deputetëve të Republikës së Kosovës , Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut është i papranueshëm ,është i padrejtë dhe vetëm sa për mendimin tim flet për shtetin i cili është i kapur krejtësisht nga parti politike”, ka thënë ai.
I pyetur se cila është arsyeja që tre deputetët e Vetëvendosjes nuk janë paraqitur sot në seancë ai tha se ky është vendim i Vetëvendosjes.
“Është një vendim i Vetëvendosjes , i kamotshëm që për veprimet tona politike asnjëherë nuk kemi shkuar vullnetarisht nëpër seanca apo paraqitje në polici për shkak që besojmë se veprimet tona kanë qenë publike jo të fshehta dhe kemi vepru, dhe kjo është një vazhdimësi pra nuk ka ndonjë ndërrim , ndërrim do të ishte po të ishin paraqit, kështu që kjo është arsyeja”, ka thënë Molliqaj.
Katër deputetët e VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Abulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm: Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit./arbresh.info/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...