Një numër i nënave kosovare po ia mësyjnë spitaleve me kushte e shërbime moderne për të kryer lindjen. Klinika e Gjinekologjisë në QKUK për shkak të mungesës së kushteve dhe aparaturave moderne, po sfidohet nga klinikat private që i kanë këto mundësi
Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dr. Myrvete Paçarada, konsideron se shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie. Ajo thotë se klinika të cilën e udhëheq, ka probleme të natyrës ekonomike, mungesë të barnave e mjeteve për punë.
Paçarada deklaron se Gjinekologjia aktualisht ka staf të mjaftueshëm të mjekëve, por ka mungesë të motrave dhe kushteve moderne gjë që po i bënë të sfidohen nga klinikat private, shkruan Gazeta Shneta.
“Spitalet private që kanë mundësi me i ble këto aparatura, janë konkurrentë për neve sepse qëndrojnë më mirë”, thotë doktoresha.
“Klinika jonë është ndërtuar para 40 viteve dhe është normal që një paciente shkon në një spital ku e ka dhomën e veçantë, banjon, televizionin e të tjera”.
Ajo bënë të ditur se kanë parashtruar kërkesa për blerjen e aparaturave të nevojshme si ultratinguj e laparoskop, në kuadër të projektit për kredinë 46 milionëshe.
Paçarada flet për rastet e komplikimeve që sillen nga klinikat private dhe spitalet tjera, në Klinikën e Gjinekologjisë. Ajo thotë se si institucion me rol sekondar dhe terciar, janë të obliguar të merren me këto raste dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Megjithatë, kjo e vështirëson punën tonë dhe zgjidhja kish me qenë hapja e një materniteti të ri në klinikë që kish me u marr me lindje normale.
Ulen rastet e vdekjeve të nënave, ngritët nataliteti
Paçarada thotë se për fat të mirë në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë raste të vdekjeve të nënave gjatë lindjes.
Ajo thotë se deri vitin e kaluar në krejt Kosovën ka pasur rënie të lindjeve, por nga 2016-ta është shënuar ngritje.
“Kemi pasur njëfarë periudhe të ‘modës’ për me lind në Shkup, por dita-ditës po e shohim se pacientet kanë filluar ta kuptojnë se nuk po përfitojnë asgjë më tepër atje. Në mes një dhome me televizor dhe një stafi prej 70 mjekësh në dispozicion për çdo rast, po e zgjedhin këtë të fundit”, shprehet drejtoresha e Gjinekologjisë.
Disa prej klinikave të QKUK-së përballen me dhunë e kërcënime nga familjarët e pacientëve. Në këto kushte është edhe Gjinekologjia, ku para pak ditësh një familjar kërcënoi me armë sigurimin e klinikës.
Paçarada e konsideron shqetësuese dhe i quan veprime morbide të disa njerëzve të cilëve iu bënë thirrje që trimërinë e tyre ta shfaqin në Mitrovicë e jo në klinikën të cilën e udhëheq ajo.
Ajo tregon se ka raste të pacienteve që vijnë në Gjinekologji pas dhunës në familje nga burrat e tyre.
“Ne obligohemi ta njoftojmë Policinë e Kosovës dhe këto raste mundohemi t’i izolojmë brenda reparteve duke i mbyllur edhe dyert”.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...