Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesor

14:25 | 19 Shkurt 2024
A Z

Ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, kohëve të fundit përveç procesit gjyqësor po përballen edhe me largime të pjesëtarëve të ekipeve tyre mbrojtëse.

Pas largimit të Gregory Keohe, avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, me një situatë të ngjashme po përballet edhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesor, David Young.

 

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor David Young.

“Më 8 shkurt 2024, avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument.

Ndërkaq më 13 shkurt 2024, sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Young në përputhje me nenin 18(6) të udhëzimit për avokatët. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme