Tetë ditë pasi u raportua si i vjedhur, është gjetur vetura e 22 vjecarit V.K, e cila ishte vjedhur mes datës 19 dhe 20 prill në Zubin Potok.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetura ishte vjedhur në oborrin e pronarit, raporton Arbresh.info.
“Pas hetimeve intensive, njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zubin Potok, pas informatave te pranuara nga rrugë operative, si dhe në bashkëpunim edhe me ankuesin ka identifikuar personin e dyshuar V.K, 22 vjeç, si dhe e ka vërtetuar vendndodhjen e automjetit të vjedhur në një fshat të komunës Ribariç në Serbi, të cilën ankuesi pastaj kishte shkuar dhe e kishte marrë. Rasti i vjedhjes ishte raportuar se ka ndodhur në natën mes datës 19 dhe 20 Prill të këtij viti ku vetura ishte vjedhur në oborrin e shtëpisë së ankuesit në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.
Të gjitha veprimet që janë ndërmarr sipas policisë, i janë prezantuar Prokurorit të shtetit, i cili ka urdhëruar që personin e identifikuar si të dyshuar ta fusim në stop-listë pasi që është në interes të Policisë që i njëjti të intervistohet.
Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve./Arbresh.info/
Distria Krasniqi i nis furishëm garat në Kampionatin Botëror
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombi...
KFOR-i amerikan patrullon në vijën kufitare me Serbinë
Irani kërcënon bazat e SHBA-së, Britanisë dhe Francës: Mos m...
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëron Iranin: Tehera...
Sulmet mes Izraelit dhe Iranit – Papa Leoni XIV bën thirrje ...