Google ADS

Pas tërmetit, qytetarët e kalojnë natën jashtë shtëpive

07:29 | 10 Janar 2022
A. B.

Pas tërmetit në mbrëmjen e së dielës, në Manastir ka pasur ndërprerje të sinjalit të celularëve,.

Sipas tyre, ka pengesa në kryerjen e telefonatave, ndërkaq pengesa janë regjistruar edhe në komunikim përmes internetit. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend dridhje të tilla, ndërkaq shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Tërmeti ishte prej 5.8 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit. /TV21

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme