Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të hënën pasdite do t’u drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet e fundit për Kosovën.
Me anë të një postim në Instagram, Vuçiqi njoftoi se të hënën do të flasë për “të gjitha problemet me të cilat përballemi dhe zgjedhjet që na presin”.
“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk u fsheha nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë duhet unitet ndërsa nga ata që e prisja, për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, nuk e morëm këtë (unitetin)”, deklaroi Vuçiqi, transmeton mediumi serb N1, përcjell arbresh.info.
“…do të flas për gjithçka, për të gjitha temat, për të gjitha problemet me të cilat po përballemi…”, tha ndër të tjera Vuçiqi në këtë video.
Presidenti i Serbisë dje ka takuar përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Beograd, me të cilët ka diskutuar për të ashtuquajturin plan franko-gjerman për Kosovën.
Pas atij takimi, Vuçiqi deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për çështjen e Kosovës.
Ai ka deklaruar se gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë “është ballafaquar pa mëdyshje me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë nëse nuk pajtohej me planin e propozuar për çështjen e Kosovës”.
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...