Pas takimit me Lajçakun, Vuçiç: Kurti po dëshiron të nisë një luftë e pastaj të bëhet hero i saj

12:23 | 12 Maj 2023
A. B.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit që e kishte me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Beograd, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për ngjarjet që kanë ndodhur në shtetin e tij, mirëpo nuk ka harruar që të merret edhe me Kosovën.

Në fjalimin e tij presidenti serb Vuçiç, ka thënë se është i shqetësuar për situatën në Kosovë, ndërsa ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po dëshiron konflikt dhe të nis një luftë dhe të kthehet si hero, raportojnë mediat serbe.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë dhe Metohi, e cila buron nga nevoja e Kurtit për të shkaktuar konflikte. Është i pabesueshëm pasioni me të cilin ai dëshiron të nisë një luftë, në mënyrë që të kthehet në një lloj heroi. Kjo që po bëjnë është aq e keqe sa nuk kam fjalë, e posaçërisht më shqetëson që po bëjnë punëtorë të pakualifikuar në Quinta, tha Vuçiq”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën me shpronësimin, ku ka thënë se gjoja kryeministri Kurti, po dëshiron t’i marrë pronat dhe objektet në Kosovë, me anë të dhunës.
“Kjo gjë e fundit që bëri me shpronësimin është aq e keqe sa kam mbetur pa fjalë. Unë jam i shqetësuar se ata mendojnë se mund të marrin objektin me dhunë. Gjithçka që po bëjnë është kaq e keqe… më shqetëson planet e tyre për të marrë me forcë disa lokale, dhe në Quinta bëjnë naivë, ndonjëherë mjaftojnë 3 për qind për zgjedhje legjitime, dhe ndonjëherë 50 për qind nuk është as afër. legjitimitetin që ata kërkojnë. Kaq shumë për parimet” ka shtuar presidenti serb.

Nuk ka kursyer presidenti serb as kritika ndaj ambasadorëve të shteteve të QUINT-it që janë në Kosovë, ai është çuditur kinse me naivitetin e tyre që po e tregojnë karshi vendimeve të Qeverisë Kurti. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme