Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti në takim emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Lajçakun, për media foli nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, raporton “Arbresh.info”.
Ai në një konferencë për media tregoi çfarë biseduan me emisarin e BE-së, si dhe qëndrimin e AAK-së në raport me propozimin evropian.
“E kuptojmë se nuk është koha. Po ashtu kemi pasur mendime dhe insistime që detajet të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar. Edhe njëherë nuk ka ndryshim të qëndrimit si Aleancë. Atëherë nëse një marrëveshje e tillë vjen në bazë të kushtetutës që ne mund ta bëjmë e pranojmë edhe në Kuvend. Nuk kemi dilema të mëdha por gjithmonë na duhet pak sqarim dhe qartësi. Jemi të gëzuar që në fund edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin Kosovën dhe kjo është diçka e mirë”, tha Gjini para medieve.
Sipas tij, AAK nuk dëshiron të bëhet armike e një gjëje të mirë për Kosovën.
“Duhet ta kujtojmë që perfektin duke u munduar ta arrijmë, mos të bëhemi armike të një diçkaje të mirë për Kosovën. Ka njerëz që i kanë parë disa drafte të aneksit, por nuk mundemi ta dimë se çka është marrëveshja” tha Gjini.
Ndryshe, Lajcaku pritet të shkojë edhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do ta takojë kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
LEXO EDHE
Pas PDK-së, Lajçak i shkon në zyre Ramush Haradinajt – Arbresh.info
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...