Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq, pas disa takimeve që i patën sot me përfaqësues të komuniteteve.
Pas këtij takimi, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk u deklaruan për media, por përmes një njoftimi në Facebook shpalosën detaje nga takimi.
Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se Lista Serbe se është e gatshme për konsulta dhe bisedime që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në të cilat jetojnë serbët sot në Kosovë.
“Kurti dhe Osmani njoftuan përfaqësuesit e Listës Serbe se më 22 mars do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, dhe menjëherë pas saj edhe seanca ku do të zgjidhet qeveria e re. Lista Serbe, zonjës Vjosa Osmani dhe zotëri Albin Kurtit ua ka përcjellë qëndrimet se Lista Serbe, si përfaqësues ligjor dhe legjitim i popullit serb, është e gatshme për konsulta dhe bisedime me qëllim të avancimit të kushteve në të cilat jetojnë sot serbët në këto zona, dhe se të gjitha partitë që ndajnë këto qëndrime, në Listën Serbe do ta kenë një bashkëbisedues”, thuhet në njoftim.
Osmani dhe Kurti kanë pritur sot në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.
Përderisa për ditën e premte është konfirmuar takimi i tyre me kreun e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun./arbresh.info/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët