Ka përfunduar takimi mes koordinatorit të Kosovës për dialog Skënder Hysenit dhe drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Koordinatori shtetëror Skënder Hyseni ka thënë se ka pajtim rreth elementeve të caktuara.
Ai tutje ka shtuar se nuk pret që ky proces të jetë i lehtë, por thotë se do ta ketë dinamikën e duhur duke potencuar se nuk mund ta zvarrisin paskajshëm.
Hyseni ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje për pika të caktuara nëse nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Unë thash që diskutimi ka qenë konstruktiv, nëse flasim për element specifik të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, do të na mirëkuptoni nëse nuk jap detaje sepse nuk do të ketë marrëveshje separate për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të marrin një periudhë kohore për të trajtuar elementet e veçanta, ose kapitujt të një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Nuk ka marrëveshje për kapitujt të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse flasim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme atëherë ne flasim për element të caktuar të një marrëveshje. Elementet e caktuara nuk janë kapituj takstativ por janë kapituj të një marrëveshje të përgjithshme, ndërkaq çdo tjetër mbetet subjekt i një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.
Hyseni ka thënë se çdo e arritur në këtë proces që mund të zbatohet, do të ndodhë, por ky është një moment i ri, po flasim për një përmbyllje, prandaj ky proces është skajshmërisht politike, nuk ka asgjë teknike.
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...