Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit që pati me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ajo ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët e shtetit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani pas takimit me dy të dërguarit e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi , thotë se Kosova është e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, shkruan arbresh.info.
“Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka bërë të ditur Osmani në Facebook.
Po ashtu, ajo shton se Kosova është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.
“Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, përfundon Osmani.
Ndryshe, takimi trepalësh mes të pares së shtetit, Vjosa Osmani dhe dy të dërguarve të posaçëm për dialog, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak u mbajt i mbyllur për medie.
Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçak dhe Escobar u nisën të takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale./arbresh.info/
LEXO EDHE
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre