Google ADS

Pas takimit me Dakën, presidenti Thaçi : Jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja

12:09 | 31 Korrik 2019
L G

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i gatshëm t’i shpallë menjëherë zgjedhjet e reja. Kështu të paktën thuhet në njoftimin e presidencës, i cili u lëshuar pas takimit që pati sot Thaçi në mëngjes me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Në njoftim thuhet se mes Thaçit e Dakës u bisedua që zgjedhje të jashtëzakonshme do të organizohen vetëm nëse shfaqet nevoja.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi,  është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme