Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij këtë pasdite ka pritur edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kancelari gjerman dhe presidenti serb do të mbajnë një takim privat që do të pasohet nga një takim i dy delegacioneve.
Pjesë e delegacionit të Serbisë që sot arriti në Gjermani është edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Takimi midis Scholz dhe Vuçiq po zhvillohet në selinë e kancelarit gjerman dhe ka nisur rreth 1 orë më parë, ndërsa pas bisedimeve do të ketë edhe konferencë për media.
Dialogu me Kosovën pritet të jetë temë kyçe e takimit Scholz-Vuçiq, ndërsa përveç kësaj pritet se do të diskutohet edhe situata në Ukrainë.
Vlen të theksohet se Scholz gjithashtu ka potencuar se do të ringjallë procesin e Berlinit dhe nënkuptohet se kjo do të jetë gjithashtu temë diskutimi.
Mbetet të shihet nëse Scholz do të shohë vullnetin për përparime në dialog edhe tek presidenti serb, njëlloj siç deklaroi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./reporteri
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe