Të martën në Bruksel do të rifillojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Delegacionin e Kosovës do ta udhëheq Avni Arifi ndërsa atë serb Marko Djuriq.
Burimet e sigurta të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës, thonë se përbërja e delegacionit do të jetë nga Avni Arifi si shef që do të përfaqësojë Qeverinë në dialog, këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, Blerand Stavilecit dhe dy këshilltar të tjerë të Avni Arifit emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
Në qeveri që prej momentit që është zgjedh shefi i saj që do ta përfaqësojë në dialog, në mënyrë intensive janë mbajtur takime të njëpasnjëshme, dje, pardje edhe sot me gjithë ekspertët e grupet e përfshira në dialog.
Sot është zhvilluar një takim me sektorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertë të dialogut ku është diskutuar për secilën temë të mundshme dhe secilën marrëveshje të arritur, bën të ditur burimi në fjalë.
Nga ana tjetër delegacioni kosovarë nuk është në dijeni për përbërjen e grupit negocioues nga Serbia, pasi kjo e fundit ka vendosur të jetë tejet diskrete në këtë aspekt.
Kujtojmë, se zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel.
Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ende nuk është planifikuar. /Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...