Pas sulmit të gruas romë, Ahmeti kërkon edhe reagimin e prindërve

15:17 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sulmit që ju bë sërish gruas rome.

Ahmeti ka thënë se përveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit.

“E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Gruaja rome sulmohet prapë në Ferizaj

Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?

Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.

E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme