Pas sulmit që ndodhi në Austri, disa shtete kanë nisë të marrin masa për të shtuar sigurinë në vend.
Sulmi në kryeqendrën e Austrisë ne Vjenë, ka mobilizuar edhe vendet e rajoni, shkruan Arbresh.info.
Drizan Shala ekspert i sigurisë ka bërë thirrje që organet e sigurisë në Kosovë të shtojnë masat e kontrollit për emigrantët që janë në Kosovë.
“Këto organe duhet të kenë në mbikëqyrje emigrantët e ardhur nga lindja, meqë çdo ditë shtohen raportimet për sulme, tentime për dhunim e grabitje ndaj qytetarëve’, ka thënë ai ndër të tjera.
Arbresh.info, ka raportuar se emigrantët nga vendet e ndryshme të lindjes që po qëndronin në Qendrën e Azilë Kërkuesve në Magrue të Lipjanit janë bërë problem për atë zonë.
Ky është reagimi i plotë
Organet e Sigurisë në Kosovë pas çdo sulmi terrorist në botë e vlerësojnë gjendjen e sigurisë në vend dhe marrin masa konfrom specifikave, të cilat janë në kuadër të procedurave operacionale të sigurisë më të cilat veprojnë organet e sigurisë në vend.
Deri më tani Kosova nuk ishte cak i ndonjë sulmi eventual dhe kjo fal organeve të sigurisë me theks të veçantë AKI-se e cila ka koordinuar veprimet e saja me PK-në në menaxhimin e situatës, si dhe mund të themi që fal punës se këtij mekanizimi është parandalu edhe sulmi terrorist në Shqipëri kundër kombëtares se futbollit të Izraelit.
Organet e sigurisë mendoj që veç e kanë ngritur nivelin e sigurisë e cila është e paraqitur në terren bazuar në informacionet me të cilat keto organe veprojnë dhe punojnë.
Këto organe duhet të kenë në mbikëqyrje emigrantët e ardhur nga lindja, meqë çdo ditë shtohen raportimet për sulme, tentime për dhunim e grabitje ndaj qytetarëve.
Thyerje, vjedhje e tentime përdhunim, banorët e Magures në rrezik nga emigrantët
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”