Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, është e shqetësuar lidhur me kërcënimet e shpeshta që po i bëhen prokurorëve të shtetit kohëve të fundit.
Kërcënimi i serishëm me likuidim fizik ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku dhe familjes së tij, nëpërmjet një mesazhi telefonik, brenda këtij muaji është shqetësuese për shoqatën e prokurorëve të Kosovës.
Shoqata e prokurorëve, bën thirrje për gjitha institucionet prej nga po vijnë kërcënimet, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e secilit person që bën kërcënime të tilla ndaj prokurorëve të shtetit të Kosovës.
Shoqata e prokurorëve të Kosovës, dënon çdo akt të kundërligjshëm nga kushdo qoftë dhe në çfarëdo mënyre që vjen kundër prokurorëve të shtetit.
Kërcënimet apo sulmet ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundin asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...