Policia e Kosovës në Ranillug është njoftuar nga mirëmbajtësi i varrezave të këtij fshati se ka gjetur pranë rrethojave-murit të varrezave të fshatit, që gjenden në pjesën e majtë të rrugës Gjilan-Kamenicë, disa eshtra të mbështjellë me disa rroba, eshtra që dyshohet se janë të njeriut.
Pas marrjes së këtij informacioni, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale së bashku me krim teknikën, dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në vend e ngjarjes, kanë arritur edhe njësitet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe gjatë këtij shikimi është konstatuar se eshtrat janë të njeriut.
Gjendja e gjetur e skeletit trupor, len për të besuar se kjo kufome e njeriut mund të jetë e vjetër më shumë se një vit.
Skeleti trupor është marrë nga njësiti mjeko ligjor dhe është dërguar në IML në Prishtinë dhe gjatë javës në vijim do të kryhet obduksioni me qëllim të konstatimit dhe të përcaktimit të gjinisë, kohës dhe shkakut të vdekjes.
Lidhur me këtë ngjarjen hetimet do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të Policisë së Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...