Pas shumë diskutimesh kalon Ligji për konfiskimin e pasurisë

14:10 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas disa seancash, në të cilat mungonte kuorumi, Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka kaluar disa projekt-ligje kështu duke përfunduar shumicën e pikave të mbetura të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

Ndër projekt-ligjet më të diskutuara ishte edhe votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Ky ligj ka kaluar në leximin e parë me 71 vota “për”, një abstenim dhe asnjë kundër.

Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë ishte diskutuar disa herë në seancat paraprake të kuvendit, dhe ishte përcjellë me debate të ashpra në mes të pozitës e opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme