Pas shtatë orëve përfundon intervistimi i komandant Remit në Hagë

17:30 | 14 Janar 2019
Arbresh.info

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka mbaruar intervistimin e tij para prokurorëve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Intervistimi i tij ka nisur në orën 10.00 të mëngjesit dhe ka mbaruar pas 7 orëve.

Me gjithë interesimin e mediave për të mësuar më shumë rreth intervistimit maratonik, Mustafa nuk ka dashur të prononcohet për media.

Vlen të kujtojmë faktin se ditën e djeshme pak para nisjes për në Hagë, Mustafa tha se beson në pafajësinë e tij duke vlerësuar se dyshimet kanë nisur pas propagandës së raportit të Dick Martit.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/218696885702574/?t=0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme