Google ADS

Pas shpërthimit të një objekti, policia shpëton gruan që kishte ngecur nën shtrat

14:40 | 20 Janar 2022
A. B.

Policët e New York-ut kishin bërë të pamundurën që të shpëtojnë një grua të lënduar në Bronx, e cila kishte ngecur nën shtrat kur një shtëpi afër të saj shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri e pjesërisht u shemb, siç edhe e tregojnë pamjet e kamerave të policisë të vendosura në uniformat e tyre.

Një zyrtar policor vrapoi me tërë forcën në drejtim të rrugës Fox, për ta shpëtuar gruan që kishte ngecur nën shtrat si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shtëpi pranë të saj, ku si pasojë humbi jetën një 77-vjeçare.

“Dikush është brenda”, dëgjohet duke bërtitur një grua për të alarmuar policinë.

“Nën shtrat, aty pranë, ajo është nën shtrat”, thotë kalimtarja e rastit duke udhëtuar policin që nuk kurseu asgjë për ta shpëtuar gruan.

E derisa ajo nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e plagëve, policët e nxorën jashtë gruan të cilën më pas e dërguan në spital për tretman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme