Google ADS

Pas shkrimit në dollarë Daçiq thotë se hapat e Prishtinës kërcënojnë të destabilizojnë rajonin

17:39 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq priti sot në Beograd homologun e tij sllovak, njëherësh kreu i OSBE-së Miroslav Lajçak.

Ai me këtë falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e integrimit të Serbisë në BE, si dhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Lajçak vizitoi Shqipërinë, dhe se do të vizitojë vendet e tjera, si dhe misionin e OSBE në Kosovë, është e rëndësishme për të shkëmbyer mendime në lidhje me të gjitha problemet dhe sfidat, si dhe ‘aktet e njëanshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë të shkaktojnë destabilizim të të gjithë rajonit’ “, tha kreu i diplomacisë serbe, duke iu referuar vendimit të Prishtinës zyrtare që të mos heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme