Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, janë parë bashkë në një tavolinë me homologët e tyre serbë, Ana Bërnabiq e Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të pjesës zyrtare të Samitit për Ballkanin në Berlin.
Ata kanë pirë verë e janë parë edhe të relaksuar, teksa në tavolinën e tyre ka qëndruar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët e kanë organizuar samitin.
Përveç Haradinajt e Thaçit, nga Kosova, në të njëjtën tavolinë, ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Nuk ka munguar as kryeministri i Shqipërisë dhe aleati i presidentit Thaçi, Edi Rama.
Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.
Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.
Ajo, kur doli në konferencë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si bashkënikoqirë të Samitit të Berlinit, tha se në kuadër të këtij samiti do të diskutohet hapur për të gjitha sfidat.
E, Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë, sa i përket Serbisë dhe Kosovës.
Këtu mund të jetë edhe dallimi pasi Merkel nuk i konsideron të gjitha opsionet. Ajo është fuqishëm kundër korrigjimit.
Kështu së paku qëndronin gjërat para përfundimit të samitit, i cili pritet ta prodhojë një dokument ku do të trajtohet edhe çështja e korrigjimit të kufijve, ndoshta në mënyrë pak më të tërthortë. /Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...