Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, më në fund ka lejuar të rifillojnë punimet në ndërtimin e zonës së këmbësorëve në rrugën “Mbreti Peter” në veri të urës, pas rundit të fundit të dialogut në Bruksel.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, nuk ka mundur më t’i mbajë peng punët në përfundimin e dy projekteve të BE-së, revitalizimin e urës së Ibrit dhe revitalizimin e rrugës “Mbreti Peter”, ku do të ndërtohet zona e këmbësorëve e për të cilat BE-ja ka investuar 3.1 milionë euro.
Derisa në pjesën jugore të urës punët kanë përfunduar para një viti, në veri ato ishin ndërprerë në prillin e vitit 2017 me urdhër të kryetarit të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, për shkak, siç ishte arsyetuar ai, të mungesës së sigurisë.
Ai kishe kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga institucionet e sigurisë në Kosovës që të ketë siguri për qytetarët, ndërsa nga BE-ja që të respektohet Marrëveshja e Brukselit, shkruan “Zëri”.
Zëdhënësja e BE-së në Kosovës, Dinka Zhival, u ka thënë medieve në veri se BE-ja pret të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselin për urën tani kur kanë rifilluar punimet në urë në pjesën veriore dhe në rrugën “Mbreti Peter”, ku do të ndërtohet zona e këmbësorëve dhe rrethrrotullimi./Zëri/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...