Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një njoftimi në llogarinë Facebook, është deklaruar rreth takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ministri Bytyqi ka bërë të ditur se është diskutuar rreth vendimit të Qeverisë për një trajtim më të dinjitatshëm të mësimdhënësve ne Projektligjin për pagat dhe për rritjen substanciale që morën vendim për t’iu bërë atyre.
Ai ashtu si edhe Haradinaj u ka bërë thirrje SBASHK-ut që ta ndërpresin grevën dhe t’iu rikthehen nesër mësimit.
Ky është postimi i plotë i ministrit Bytyqi:
Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve që zhvillova me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit.
Në takimin e sotëm bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, diskutuam rreth vendimit të Qeverisë për një trajtim më të dinjitetshëm të mësimdhënësve në Projektligjin për pagat.
Kjo është një e arritur e madhe pas një angazhimi të përbashkët në funksion të rritjes së mirëqënies së mësimdhënësve tanë.
Pas kësaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i bën thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës.
Gjithashtu, MAShT ju bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.
Edhe njëherë falënderoj të gjithë akterët që kontribuan gjatë këtyre ditëve në funksion të daljes nga kjo situatë që po rëndonte çdo ditë e më shumë procesin mësimor.
MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjërësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...