Google ADS

Pas rreth dy javë jashtë vendit, Kurti sot kthehet në Kosovë

16:08 | 21 Korrik 2021
A. B.

Pas rreth 13 ditë jashtë vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të kthehet në vend.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Gjatë ditës së sotme kthehet”, ka deklaruar Kryeziu.

Kujtojmë se, Kurti ka shkuar në Greqi më 8 korrik. Më 9 korrik ai ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” nga Qeveria e Greqisë.

Pas Greqisë, Kurti shkoi në Francë, ku mori pjesë në festivalin e filmit në Kanë.

Pas Francës, Kryeministri Kurti shkoi në Bruksel, ku të hënën takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme