Pas rezultatit në Dragash vjen reagimi i kandidatit të PDK-së për kryetar

15:47 | 15 Dhjetor 2021
V. S.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani ka pranuar rezultatin zgjedhor në këtë komunë pas numërimit të votave me postë. Ai ka uruar kundërkandidatin e tij nga LDK, Bexhet Xheladini për fitoren.

“Dje u numëruan fletëvotimet e ardhura me postë nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë dhe përfundimisht u rivendos rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës.Si të tillë, këtë rezultat e pranojmë, duke e respektuar kështu, vullnetin e shumicës së qytetarëve si themel i demokracisë, i cili nxjerr fitues kundërkandidatin tim z. Xheladini, të cilin e uroj për zgjedhjen në krye të komunës për mandatin e ri”, ka shkruar Shabani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme