Pas reshjeve të shiut bllokohet rruga për Rugovë

18:12 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Qytetarët të cilët dje i’a mësyn Rugovës kanë hasur në vështirësi për ta kaluar rrugën te ura e hekurt.

Rruga që shpie për në Rugovë përkatësisht të ura e hekurt dje  është bllokuar pas rrëshqitjes së dheut nga të reshurat.

Disa qytetarë kanë thënë për arbresh.info se për ta kaluar rrugën kanë pritur deri në tri orë dhe sa herë që bien shi kanë këtë problem.

“Dje ishim duke shkuar në Rugovë te ura e hekurit kemi pritur tri orë pasi që ishte bllokuar rruga nga rrëshqitja e dheut dhe ka shkaktuar kolona të gjata, në këtë pjesë sa herë që bien shi ka rrëshqitje të dheut”, tha njëri nga qytetarët/arbresh.info/

3 4444444-copy

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme