Qe nga mbrëmë vendi ynë është mbuluar më reshje të vazhdueshme të borës.
E ndonëse reshjet janë të pandërprera, të gjitha rrugët në vendin tonë tashmë janë të pastruara dhe të qarkullueshme.
Arbresh.info ka dalur në terren për të parë gjendjen e tyre dhe përveç kolonave, rrugët janë të pastruara.
Se rrugët janë duke u mirëmbajtur e thotë edhe Ministria e Infrastrukturës.
Përmes njoftimit për media kjo ministri ka treguar gjendjen e rrugëve në tërë Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.
Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër.
Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike./arbresh.info/
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...