Punimet në këtë Klinikën Universitare të Kosovës kanë përfunduar më herët sesa ishte parashikuar.
Kështu thotë për Arbresh.info Ilir Kurteshi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Sipas tij, javën e ardhshme pritet të hapet klinika dhe të nis trajtimi i pacientëve.
“Renovimi është dashtë me përfundu, diku 280 ditë pune që i bije diku deri në korrik mirëpo ka përfunduar një muaj e gjysmë dy para kohe dhe ne këtë javën që vjen planifikojmë të hapim klinikën dhe pacientët të fillojnë të marrin pacientët në Klinikën e renovuar të Onkologjisë”, tregon Kurteshi.
Ai tregon se ku janë trajtuar pacientët e Onkologjisë, gjatë kohës së renovimit të klinikës.
“Pacientët e Onkologjisë janë të ndarë në tri grupe, njëri grup i pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim me rreze vazhdojnë të marrin rrezatimin në hyrjen ekzistuese të Onkologjisë në katin përdhes ku është shërbimi i radioterapisë, ndërkaq pacientët të cilët kanë marrë shërbime ditore ambulatore deri sot janë trajtuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Sportive nga janari i këtij viti. Ndërkaq, pacientët e hospitalizuar ka gati gjashtë muaj që janë vendosur në objektin e vjetër të Ortopedisë të cilët kanë qëndruar në spital dhe kanë marrë trajtimet e duhura”, shprehet Kurteshi.
Sipas tij, qëllimi i renovimit ka qenë shtimi i kapaciteteve dhe ofrim më i mirë i kushteve për pacientët.
“Qëllimi ka qenë i renovimit të Klinikës së Onkologjisë dhe shtimit të kapaciteteve ose dyfishimi i këtyre kapaciteteve, shtretërve për kimio-terapi nga 45 në 100 për arsye se fluksi i madh i pacientëve të cilët vijnë nga dita në ditë.
Kurteshi theksoi se njëra nga ankesat e pacientëve ka qenë edhe pritja.
Tashmë me renovim, sipas tij, klinikës i janë shtuar dy dhoma për kimioterapi më të mëdha se ato që kanë qenë.
“Të dy dhomat nxënë së paku 100-110 pacientë, ose 100-110 karrika onkologjike për trajtimin e pacientëve ditor nga 45 që kemi pasur deri tash. Brenda muajit të ardhshëm do të kompletohemi edhe me këto karrige dhe do të kemi një shërbim më kualitativ dhe më të lehtë më të qasshëm dhe më benefit për pacientët sidomos edhe për stafin i cili do të ketë një pozicion më të mirë dhe një mbulueshmëri më të mirë të trajtimit të këtyre pacientëve”, thekson drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Pos investimeve në renovimin e klinikës, Kurteshi tha se investimi në aparatura është bërë brenda këtyre tre vjetëve.
Ai shpreson deri vitin e ardhshëm të kenë në dispozicion edhe një aparat të ri i cili, siç thotë ai, do të lehtësonte dhe do të rriste kualitetin e punës së Onkologjisë.
Pas investimeve në pajisje të reja, që arrijnë vlerën 1 milionë e 444 mijë euro, vlera e investimit total për renovimin total është 550 mijë euro.
Kështu kishte bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se në total për këtë klinikë janë investuar 2 milionë euro./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren