Google ADS

Pas reagimeve për mospërmendje të UÇK-së, deklarohen nga Presidenca

00:01 | 10 Prill 2021
Trina Galanxhi

Pas reagimeve të shumta ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani, ku kjo e fundit është akuzuar për mospërmendje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një postim përkujtimor të përvjetorit të Koshares, shefi i stafit së Presidencës, Blerim Vela ka dal me një deklaratë.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se çdo ditë me secilin veprim presidentja Osmani lartëson Kosovën dhe dëshmorët e UÇK-së.

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja VjosaOsmani lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai thotë se kontributi i secilit luftëtar dhe dëshmor kujtohet me pietet.

“Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!”, tha Vela.

https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1380627907836579846?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1380627907836579846%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fpas-reagimeve-per-mospermendje-te-uck-se-deklarohen-nga-presidenca%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme