U raportua se Ministria e Shëndetësisë ka bërë mbi 5 milionë euro, blerje me kontrata të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta, me justifikimin e situatës emergjente që po kalon jo vetëm Kosova, por i gjithë globi.
Ndërkaq arbresh.info, ka raportuar pak më parë, nga burime brenda prokurorisë, se tashmë ka filluar të grumbullohen fakte në lidhje me pretendimet për abuzim me pushtetin nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
E MSh, shfrytëzoi rastin në kohë pandemie të ju jep tenderë shpejt, fshehtë dhe pa konkurrencë, e produktet e blera janë paguar çmime tepër të fryra.
E njëra ndër kompanitë kryesore që ka përfituar nga këto kontrata të dyshimta milionëshe, është edhe “Agani LTD”, kompani ku kishte punuar për një kohë të gjatë vetë ministri Arben Vitia.
Pas publikimit të lajmit, Prokuoria Themelore në Prishtinë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se po grumbullon fakte në lidhje me pretendimet për ministrin Vitia.
“Lidhur me rastin në fjalë, mund t’ju konfirmojmë se deri më tani Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka iniciuar rast, mirëpo është në fazën e grumbullimit të informatave lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ministri Vitia nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet për arbresh.info.
Bëjmë të ditur se Kosova ka 109 kompani me licencë importimi të barnave e pajisjeve shëndetësore, e vetëm gjatë muajit prill, një kompani e vetme ka marrë 10 kontrata me total prej 2.1 milionë euro në formën e kontratave të negociuara pa garë të hapur./E.Ballazhi/arbresh.info/
Prokuroria nisë mbledhjen e fakteve për tenderët milionësh të ministrit Vitia
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje