Pas raportimit të arbresh.info, bamirësit fillojnë t’i ndihmojnë dy fëmijëve të familjes Gashi

11:08 | 24 Qershor 2020
Arbresh Info

Portali arbresh.info, gjatë javës së kaluar kishte raportuar për Elbasane Gashi e cila është nënë e dy fëmijëve të sëmurë.

Ajo ka djalin 4 vjeçar me autizëm terapia e së cilit është e shumë e kushtueshme dhe e pa përballueshme për familjen Gashi.

Nga ana tjetër Elbasana Gashi ka edhe një vajzë  2 vjeçe e cila  është e sëmurë nga veshka dhe epilepsia që u operua dy herë

Pas publikimit të stories së saj, disa bamirës e kanë kontaktuar familjen Gashi të cilët i kanë ofruar ndihma me të holla.

Këtë e ka konfirmuar vetë Elbasanja, duke e falënderuar portalin arbresh.info.

“Ju faleminderit juve dhe stafit tuaj. Pas publikimit të sories më janë lajmëruar disa barmiës që na kanë ndihmuar sado pak” ka thënë zonja Gashi.

Megjithatë ajo ka nevojë ende për ndihmë, dhe i mirëpret vullnetin e bamirësve ngase terapitë e fëmijëve i kushtojnë shtrenjtë.

 Ky është numri që mund t’i ndihmoni +383 45-641-596

Kujtojmë se Elbasane Gashi në intervistën e dhënë për arbresh.info, deklaroi se nuk është lëmosh kërkuese, por se së bashku me bashkëshortin e saj nuk mund t’i dalin ballë shpenzimeve të larta që i kushtojnë barnat e fëmijëve.

Për më shumë ky është rrëfimi i plotë i nënës së tyre:

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme