Google ADS

Pas raportimeve për largim nga PDK, reagon Andin Hoti: E papranueshme

19:19 | 15 Shtator 2021
L G

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti ka reaguar pas raportimeve në disa medie se ai është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

Hoti i ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme për misionin e tij konfuzionin e shkaktuar ditëve të fundit, shkruan arbresh.info.

“Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot: Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt”, shkruan Hoti.

Sipas tij, reagimet politike dhe fushatat e tilla të nxitura, kanë pasoja serioze.

“Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë. Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës”, shkruan Hoti.

Ai shkruan se sulmet e tilla nuk i bëjnë nder askujt.

“Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik”, thotë Hoti./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Të ngjashme