Deputetja nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.
Deputetja e VV-së tha se ky akt është i papranueshëm ndaj figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimin qofshin mbi të).
“Ky veprim përbën skandal, dhe MJP duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra. Dikur i akuzuar për sponzorimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë, i lartpërmenduri vazhdon veprime të turpshme në shpërputhje të plotë me vlerat dhe përcaktimin që ka kultivuar populli ynë ndër shekuj”, tha Demi-Murtezi.
Postimi i plotë:
Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga ambasadori ynë në Francë, Qëndrim Gashi. Ky veprim përbën skandal, dhe MJP duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra.
Dikur i akuzuar për sponzorimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë, i lartpërmenduri vazhdon veprime të turpshme në shpërputhje të plotë me vlerat dhe përcaktimin që ka kultivuar populli ynë ndër shekuj.
Vlerat tona kombëtare e fetare, kulturore e tradicionale, jo rrallë herë janë shpërfillur e nëpërkëmbur. Toleranca ndërfetare e ndëretnike janë integriteti ynë i mishëruar, edhe këto tashmë të goditura disa herë nga diplomatë e ambasadorë. Denimet me fjalë e distancimi nga veprime të deritanishme të këtij lloji, nuk kanë prodhuar efekt asnjëherë. Andaj duhet veprim konkret në funksion të ndëshkimit dhe parandalimit të ndonjë akti tjetër të mundshëm të këtij lloji.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...