Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të cilët dje kanë shpallur Qeverinë “Non Grata”, duke u zotuar se nuk do t’i shërbejnë asnjë anëtari të Qeverisë së Kosovës kafe, pasi nuk pajtohen me masat e fundit që kanë marrë kjo qeveri.
Ndryshe, Tahiri sot i ka ftuar ata për kafe në zyrën e tij, siç thoshte ai për t’ju sqaruar masat e reja të qeverisë, që do të hyjnë në zbatim gjatë ditë së nesërme (e premte), raporton arbresh.info.
Tahirit, sot i kanë shkuar në zyre përfaqësuesit e gastronomeve, kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Visar Demolli, i pranishëm me ta ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka.
Takimi është mbajtur i mbyllur për media, ndërsa, pas takimit ata janë deklaruar duke thënë se masat që janë marrë nuk e kanë mbyllur ekonominë e Kosovës.
“Sot patëm një takim pune me kryetarët e odave ekonomike dhe amerikane e Përfaqësuesve të Hotelerisë dhe Turizmit. Vendimet e qeverisë nuk e kanë mbyllur ekonominë e Kosovës. Do të zotohem para qytetarëve të Kosovës, se Qeveria është një në raport me këtë sektor, është duke i zbatuar të gjitha masat”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tha se situata nuk është e mirë me pandeminë, e ne po bëjmë sa më të mirën si qeveri.
Kryetari i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka thënë se ky është takimi I dytë me zv.kryeministrin Tahiri.
“Ky është takimi i dytë me zv. kryeministrin Tahirin. Kemi hyrë në një fazë të bllokadës totale që është hasur në vështirësi të mëdha, por vendimi I qeverisë nuk është më i miri por është optimal. Pas një jave do të rishikojmë këto masa, e ne sot kemi shprehur sot kategorizimin e masave si të kuqe të verdha e të gjelbra”, ka thënë Zeka.
Ai ka shtuar se në emër të këtyre përfaqësuesve ne kemi propozuar të ketë ulje në tatimin mbi vlerën e shtuar si 08%, 18%, e kjo mund të bëhet lehtë me propozimin e ministres së Financave.
Ndërkaq lidhur me masat ka folur edhe këngëtari Afrim Muqiqi, duke thënë se kanë bërë kërkesë për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
“Kërkesa që në kemi propozuar të na mundësohet që ahengjet dhe sallat e dasmave të punojnë sikurse sektorët e tjerë”, ka thënë Muqiqi.
I pyetur se a do i bashkëngjitet protestës së këngëtarit Labinot Tahiri, ai është përgjigjur se më mirë është të ndiqet rruga institucionale sesa protesta./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...