Google ADS

Pas pesë ditësh dëshmi, përfundon dëgjimi i ish-diplomatit amerikan në rastin Thaçi dhe të tjerët

11:15 | 3 Prill 2024
K.B

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dëshminë e tij, Byrnes e filloi më 25 mars 2024, ndërsa sot ishte dita e pestë e dëshmisë së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fund të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit lidhur me rolin e këtij të fundit gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Dëshmitari pohoi se e vetmja gjë që kishte ditur për Veselin deri më 10 mars 1999, ishte se ai ka qenë këshilltar në Rambuje.

Pasi mbaroi dëshminë, dëshmitari falënderoi trupin gjykues për pushimin e nevojshëm që i kishte dhënë gjatë kësaj kohe, si dhe kërkoi të informohet nëse i lejohet kontakti me ZPS-në ose mbrojtjen pas kësaj periudhe.

“Tashmë që e kam mbaruar dëshminë time, nuk mund të kem fare kontakt më as me ZPS-në as me mbrojtjen në të ardhmen?”, pyeti dëshmitari.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha që ai nuk i jep dot urdhër që ta bëjë një gjë të tillë ose mos ta bëjë e që mbetet në vullnetin e dëshmitarit se çfarë dëshiron të bëjë ai.

Krahas kësaj, seanca e sotme pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit me kodin 04739.

Vazhdon sërish dëshminë ish-diplomati amerikan në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën dëshminë ish-diplomati amerikan Shaun Byrnes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi.

Fillimisht, pyetje shtesë për këtë dëshmitar avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, të cilat i parashtroi në seancë private.

Dëshmitari mohoi se ka dijeni që Krasniqi të jetë emëruar ndonjëherë si zëvendëskomandant për shërbimet mbështetëse në Shtabin e Përgjithshëm.

“Gjithmonë më ka thënë se ka qenë zëdhënës”, tha dëshmitari Byrnes .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme