Google ADS

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Hoxhaj: Kosova të aplikojë sot

09:29 | 16 Mars 2022
V. S.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, ka thënë se kjo është mundësi e artë për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, aktualisht nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, është shprehur se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës në KE.

“Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme