Deputeti Haxhi Avdyli ka folur pas përjashtimit nga dega e LDK’së në Prizren. Ai ka thënë se nuk është i befasuar nga vendimi dhe se së shpejti do të fillojë iniciativa e re.
Pas përjashtimit, Avdyli ka krahasuar taktikat e liderit të LDK’së, Isa Mustafa, me taktikat e një lideri komunist.
“Nuk jam i befasuar. Kjo është përjashtim për së dyti pasi një përjashtim kemi pasur në kohën kur kemi qenë së bashku me Vjosa Osmanin. Jemi të përmendur aty së bashku me disa të tjerë. Tani është përjashtim edhe nga dega. Kjo tregon atë mendësinë. Isa Mustafa po kthehet në gjenezën e vet. Gjeneza është Lidhja Komuniste e Kosovës ku bëhej diferencimi i njerëzve me punë. Tani kjo mund nuk të bëhet. Nuk befasona”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se qytetari do i përjashtojë krerët e LDK’së nga politika në zgjedhjet e reja.
“Ne, edhe pa përjashtim kemi filluar të krijojmë një iniciative të re. Iniciativë që është lodhur me këtë qasje të njerëzve sikur Isa Mustafa dhe që ka mbledhur dhe do të mbledhë shumë njerëz të mirë ku njerëzit nuk do të sulmohen me baza personale. Për fat të mirë jemi afër zgjedhjeve dhe do t’i përjashtojë qytetari”, tha ai për Gazetën Express.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda