Pas përfundimit të aksionit në veri, polici kosovar bënë shqiponjën

13:33 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i gjerë policor  në veriun e vendit. Atje njësitë speciale kanë arrestuar dhjetëra persona ku shumica e tyre janë zyrtarë të Policisë.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen për kontrabandë, krim të organizuar dhe korrupsion.

Njësitë speciale pas përfundimit të aksionit janë tërhequr nga zonat ku janë kryer arrestimet, ndërsa njëri nga ta derisa ishte në automjetin e Policisë ka bërë simbolin e  shqiponjës dy krenare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme