Pas patriarkut serb, edhe Petkoviqit i lejohet vizita në Kosovë

11:27 | 6 Janar 2023
A. B.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Kosovë më 6 dhe 7 janar, njoftuan sot nga kjo zyrë.

Vizita e Petkoviq në Kosovë ndërlidhet me festën e Krishtlindjeve ortodokse.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe patriarkut serb, Porfirije i është dhënë leje të vijë në Kosovë, nga ana e shtetit të Kosovës.

Vizita e tij u paralajmërua të nisë sot, pasi më 25 dhjetor, i njëjti nuk u lejua të kalonte kufirin.

Ndonëse kishte raportime në media se i njëjti ka anuluar vizitën e tij në Kosovë, kjo nuk është konfirmuar ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme