Google ADS

Pas pak seancë solemne në Kuvendin e Kosovës

11:19 | 8 Tetor 2020
A Z

Seanca e rregullt plenare është ndërprerë për një kohë të pacaktuar për shkak se tani në Kuvend do të flasë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

“Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni me kohë, tani do të mbahet seancë solemne me komisionerin…Ju lus të qëndroni nëpër vendet e juaja”, tha Nagavci.
Ndryshe, në seancën e sotme për gjashtën herë ka dështuar të kalojë Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme