Google ADS

Pas ndërprerjes së ngrohjes nga “Termokosi”, Rama: Po e trajtojmë këtë çështje me seriozitet

13:34 | 15 Dhjetor 2021
V. S.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së ngrohjes nga “Termokosi”, duke thënë se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm.

Rama ka thënë se me shqetësim e ka marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të “Termokosit”.

Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.
Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme