Kuvendet Zgjedhore të LDK-së po përcillen me probleme të shumta.
Së fundi është shpallur i pavlefshëm njëri nga Kuvendet e degës së presidentit Rugova saktësisht, Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Lagja e Muhaxhirëve 2”.
Kështu ka vendosur të hënën Komisionit për Përcjelljen dhe Monitorimin e Kuvendeve Zgjedhore – komision brenda LDK-së, shkruan arbresh.info.
Në komunikatën për medie thuhet se anulimi i Kuvendit ka ardhë si pasojë e një varg shkeljeve. Gjithashtu në komunikatë thuhet se për Kuvendin e Nëndegës “ Kodra e Diellit 2 “ do të merret vendin mbledhjen e radhës.
“Nga mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga Kryesia e Degës së III-të të LDK-së – Dega e Presidentit RUGOVA me kërkesë të Komisionit për Përcjelljen dhe Monitorimin e Kuvendeve Zgjedhore – komision ky i caktuar nga kryesia e degës Si pikë e veçantë dhe e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte ecuria e procesit zgjedhor në dy kuvendet e Nëndegëve të mbajtura gjatë këtij vikendi, përkatësisht Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Kodra e Diellit “ i mbajtur me datën 25.05.2019 si dhe Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Lagja e Muhaxhirëve 2 “ i mbajtur me datën 26.05.2019. Pasi kishte marrë pjesë në të dy kuvendet zgjedhore ,Komisioni Për Përcjelljen dhe Monitorimin e Kuvendeve Zgjedhore kishte konstatuar dhe evidentuar shkelje të Satutit dhe Rregullores së Punës mbi mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve si dhe pas konstatimit të një varg shkeljesh tjera procedurale , ky komision i propozoi Kryesisë së Degës së III-të që Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Lagja e Muhaxhirëve 2 “ të anulohet dhe të shpallet I PAVLEFSHËM – NULE , ndërsa për Kuvendin e Nëndegës “ Kodra e Diellit 2 “ u kërkua që këto shkelje të analizohen të mbledhjen e radhës së Kryesisë së Degës së III-të dhe të merret një vendim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Të dy këto pika të rendit të ditës janë votuar me shumicë votash, asnjë kundër dhe asnjë abtestim.
“Kjo kërkesë e Komisionit Për Përcjelljen dhe Monitorimin e Kuvendeve Zgjedhore u diskutua dhe u analizua në detaje nga Kryesia e Degës së III-të dhe pastaj u hodh në votim ku me shumicë absolute të votave PRO, pa asnjë votë Kundër dhe pa asnjë Abstenim u votua si në vijim • ANULOHET dhe shpallet I PAVLEFSHËM – NULE Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Lagja e Muhaxhirëve 2 “ si dhe • Për parregullsitë dhe shkeljet e Statutit dhe Rregullores së Punës mbi mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve të evidentuara në Kuvendin Zgjedhor të Nëndegës “ Kodra e Diellit 2” do të analizohet dhe do të merret një vendim në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Degës së III-të”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Informim të degës së III, dega e presidentet Rugova.
Kujtojmë që ditë më parë gjatë Kuvendit Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë ka eskaluar situata duke shkaktuar përleshje fizike mes anëtareve të LDK-së./Arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...