Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dalë me një njoftim për qytetarët, meqë sonte pas mesnatës do të ndryshohet ora për 60 minuta.
BIK njofton se do të ndryshohen edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.
“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars, ditë që këtë vit përkon me festën e Pashkëve./Arbresh.info/
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s